E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ora e Ramës ka përfunduar
Sot

Ora e Ramës ka përfunduar

Kur Palmer thotë: Zgjedhjet e 30 qershorit, nuk na bindin dhe kemi prova për Vangjush Dakon, kjo do të thotë shqip-shqip, që Ora e Ramës ka përfunduar. Amerikanët që dinë se Gjushi është shoku i Karteleve e dinë edhe që Gjushi ka bërë vetëm atë që i ka thënë shefi i tij në Tiranë. Une keshtu e kuptoj, por duke patur parasysh se zoti Palmer i perket në Amerikë një lobingu pranë Ramës në Shqipëri, të bën të dyshosh se Rama është dakorduar nën tryezë me Amerikanët e krahut te tij, per të bërë kurban akulloren e Durrësit dhe ky do të jetë një lloj justifikimi për të këputur në mes edhe ndonjë peshk tjetër shumë të madh që i shqetëson ata në Shqipëri. I vetedijshëm se do të largohet kur t’i thonë “zhduku”, Rama po perpiqet të ndërtojë për oligarkët dhe mafien me të cilën ka kontratat e mëdha, skemën e largimit, pasi ai nuk largohet dot pa lejen e tyre. Që Rama do të largohet, as ai nuk dyshon më në këtë, por e gjithë gjëagjëza dhe lufta është, kush do ta zëvëndësoje atë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.