“Ordinerë të korruptuar, turp të keni, populli është me ne”
Studentët kanë nisur protestën para Kryeministrisë dhe i pari që ka folur me mikrofon ka qenë studenti Klajdi Bello. Ai fillimisht ka falenderuar të gjithë studentët e prindërit që i janë bashkuar protestës së tyre.
Deklarata e studenit Klajdi Bello:
Ne duam të arsimohemi dhe të jetojmë këtu, hajduta, maskarenj. Populli është me ne dhe na mbështët ta rrëzojmë këtë kryeministër. Rama ta fiksojë mirë në kokë se ne nuk mbrapsemi as në janar, as në shkurt, as në mars. Studentët kërkojnë arsim më të mirë, kërkojmë vende pune, ne kërkojmë një të ardhme më të mirë.
Ka presion nga pedagogët, ne e dimë shumë mirë.”
Në protestë kanë folur para kamerave edhe studentët e Prishtinës. Ata janë shprehur se studentët kanë gjithmonë të drejtë.
Gjithashtu fjalën e ka marrë edhe një ish-ushtarak në protestën e studentëve.
Fjala e ish-ushtarakut:
Jam një ish-ushtarak që kam marrë pjesë në luftërat për çlirimin e popullit shqiptar. Është hera e parë që marr pjesë në një protestë. Deri në momentet e fundit kemi për të qëndruar me studenët, sepse kjo klasë politike është vazhduese e klasës politike të partisë së punës.
Duhet ta luftojmë kriminelin, sepse këta duan të vjedhin. Të bashkuar ne do fitojmë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


