Pacipësi në ditë qameti
Ky është Denar Biba, kryetari i Autoritetit Kombëtar të Konkurencës. Ky institucion që kontrollohet nga parlamenti është krijuar të funksionojë si rregullator në ditët e qametit si këto tani. Denari bashkë me stafin dhe strukturat e tij duhet të ishte çdo mëngjes pa njoftuar askënd duke kontrolluar blic sasinë në depozitat e karburanteve në Porto Romano e në magazinat e grosistëve të miellit e të vajit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë. Duke kontrolluar çmimet në pikat ku shitet nafta e benzina me pakicë, në furrat e bukës, në supermarkete…
Por Denari dhe institucioni i tij nuk duket asgjëkundi se i kanë mbuluar grosistët dhe oligarkët me paratë e çmimeve artificialisht të rritura dhe ndaj heshtin. Heshtin ndërkohë që ne nuk kemi parë gjë akoma…
Bledi Mane
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



