E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia e policisë për deputetin e PD, reagon Luçiano Boçi: E pastaj themi që s’kemi “shtet
Sot

Padia e policisë për deputetin e PD, reagon Luçiano Boçi: E pastaj themi që s’kemi “shtet

Pas padisë së ngritur nga policia e Elbasanit me katër akuza, përkatësisht për “Shtyrje e të miturve në krim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” në lidhje me protestën në fshatin Mengël, ka reaguar deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Në një status në Facebook, Boçi me ironi ka përgëzuar policinë, ndërsa ka renditur edhe “Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj tiij, për protestën e Mengëlit”.

Postimi i plotë i Boçit:

Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:

– Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
– Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.
– Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.
– Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.
Me fakte ore!!!
Bravo çuna!!!
Puuuuuu çfarë krimineli!????
E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???
Rroftë Dovleti!!!

43018886_2185254611718380_1907261020418605056_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.