Pafytyrësia e Ramës, ortakëria e tij me rektorë e dekanë të korruptuar!!
Pafytyrësisht Rama vazhdon t’i mëshojë idese se ai është me studentët kundër dekanëve dhe pedagogëve, të cilëve kërkon t’ua faturojë të gjithë situatën. Duke iu hakërryer atyre ai tha se do të vihet në krye të protestës për ti rrëzuar ata nëse nuk reflektojnë.
Rama nuk është dhe nuk mund të jetë me studentët dhe studentët janë, mbi të gjitha, kundër tij. Dekanë dhe rektorë kanë qenë ortakët e tij në këtë mjedis mjeran ku ndodhet sot arsimi i lartë, ashtu si çdo sektor tjetër i vendit. Pazaret i kanë bërë bashkë dhe përgjegjësitë duhet t’i ndajnë bashkë. Shfaqjet televizive ku Kryeministri i fyen dhe poshteron publikisht dekanët, duke i pasur ballë për ballë në sallë dhe ata nuk reagojnë tregon pikërisht këtë. Ata nuk reagojnë sepse e dine se qeveria eshte e vetmja shpresë për të mbijetuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



