E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pakti…
Sot

Pakti…

Bledian Koka

Rama propozon Pakt Kombetar me opoziten per Kryeprokurorin qe do i sherbeje celjes se negociatave. Dmth celja e negociatave per Shqiperine u varka tek teknikalitetet e zgjedhjes se eunukut te rradhes qe me gjase do hedhe akoma me shume pluhur ndaj dosjeve dhe ne te njejten kohe per hir te tij, u dashka nje Pakt Kombetar. Edi Rama eshte mesuar te lidhe nyje fatin e Shqiperise per nje teke.

E ka bere kete edhe 5 vjet me pare kur e lidhi fatin e 3 milione shqiptareve per marrjen e statusit kandidat me ate te nje fieraku. Edi Rama refuzonte te jepte konsensuin per miratimin e 3 ligjeve qe kerkoheshin nga BE per statusin kandidat, vetem sepse donte te dilte mbi vendimet e gjykates dhe te emeronte Kryetar Keshilli te Qarkut Fier, nje fare Vangjel Ndreko. Can u fucking beliave it, nje kryetar qarku (cfare dreqin eshte keshilli i qarkut as sot se di kush) mbajti peng gati 3 vjet politiken shqiptare per nje lajthitje te Edi Rames atehere ne opozite. Dje i njejti njeri propozoi nje Pakt Kombetar qe duhet te kete gure themeli prap nje emer qe nuk dihet ende, por qartazi Rama e ka ne xhepin e vogel te tij dhe do ta beje kryeprokuror. Pakti Kombetar ngjan si nje Pakt antiKombetar ku opozites qe s’bzan sot e gjithe diten, i kerkohet te mbylle goje e veshe deri ne pranvere se mbase Brukseli na hap negociatat.

E kjo, deri ne Pranvere opozita, ose me konkretisht Luli i PD-se, duhet ti jape Rames nje prokuror qe do zhbeje te gjithe dosjet e korrupsiont qe mire keq jane kapic ne zyren e Llalles qe e beri boze shprehjen “ne vjeshte do kete arrestime”. Dhe pasi te kete bere kete, opozita duhet akoma te mos thote asgje kur dosja Habilaj, permbytjet, hashashi 2016, e sa e sa te tjera te grisen ashiqare ne syte e publikut sepse keshtu e do Pakti Kombetar.

Ftesa e Edi Rames per Pakt Kombetar eshte qartazi nje dreqni e madhe qe iu shit dje shqiptareve si model antidoti ndaj mallkimit “dy shqiptare nuk behen kurre ne nje mendje”, por per ate qe e dijne sesi mendon Edi Rama e si miraton Lul Basha me e keqja duhet te vije. Nese firmoset sot, dijeni se ky Pakt antiKombetar u shkrua dje, ne nje hotel te Brukselit, naten, me deshmitar dhe me te vetmin ndryshim…
p.s….data nuk ishte 18 Maj…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.