E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka : Ne i hoqëm vizat mos  lejoni kryeministrin monstër të na kthejë  ne qytetarë të dorës së dytë
Politikë

Paloka : Ne i hoqëm vizat mos lejoni kryeministrin monstër të na kthejë ne qytetarë të dorës së dytë

Parlamenti hollandez po diskuton këto ditë rikthimin e vendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë, çka do të përbënte një rikthim pas për shqiptarët, në kohën kur detyroheshin të qëndronin në radhë të gjata.

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, kjo është dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen edhe mbrapa në kohët më të errëta.

“Çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen , por po na kthen mbrapa në kohët më të errta .

Nuk ka kaluar shumë kohë, por për fat të keq ne jemi njerëz që memorien e kemi të shkurtër…2010-2019

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur ne tentativë për të shkuar drejt perëndimit , qindra jetë shqiptarësh humbën në ujrat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhët e gjata nëpër ambasada ! Prindër që prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marrë malli për fëmijët emigrant. Vizë që në shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin në se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…

Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as për Berishën e as për Bashën që bën të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa.”, shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.