E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka: Tahiri makthi i Ramës, sa herë që shfaqet i kujton mëkatet
Sot

Paloka: Tahiri makthi i Ramës, sa herë që shfaqet i kujton mëkatet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut sulmoi kryeministrin Edi Rama për rekomandimin për çeljen e negociatave. Sipas Palokës, Rama hodhi fishekzjarrë dhe krijoi tym për qytetarët e thjeshtë, të cilët u hutuan dhe menduan që diçka ndryshe kishte ndodhur. Mes të tjerash demokrati komentoi edhe pjesëmarrjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dje në Kuvend. Sipas deputetit të PD-së, Tahiri është makthi më i fundit i Ramës

“Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament, kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati , ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet. Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat.”, tha Paloka.

REAGIMI I PALOKËS
Fillimisht u perpoq te mashtronte duke leshuar ne mjegull, nepermjet propagandes, idene se vendimi i Komisionit Evropian nuk ishte rekomandim per here te dyte, po vete hapja e negociatave. U arrit deri aty sa “gazetare” uronin live ne emisionet e tyre “hapjen e negociatave”. Hodhi fishekzjarre e krijoi tym sa mundi aq sa jo vetem qytetaret e thjeshte, po dhe njerez me informacion me te gjere, u hutuan e menduan qe dicka ndryshe kishte ndodhur, te pakten nga nentori i 2016 kur Komisioni dhe te njejtin rekomandim.
Kur fishekzjarret pushuan dhe tymi filloi te shperndahej, kur te gjithe kuptuan se nuk kishte gje per te festuar, atehere u kthye ne variantin e tij te parapelqyer; sulm ndaj opozites.
Aspak origjinal ne mbrojtjen e tij prej deshtaku, foli per armiq te brendshem e te jashtem vetem se kete here “armiqte” e lidhur me opoziten nuk ishin ruse, po gjermane, franceze e hollandeze. Te gjithe keta sipas liderit “magjepses”, qenkan kunder Shqiperise ne rastin me te keq. E ne rastin me te mire, kane rene viktima te mashtrimeve te Bashes e te opozites. I vetmi qe nuk ka faj e qe cdo gje e ka bere mire eshte AI.

Po nuk kuptohet ne logjiken e tij se pse keta “armiqte” e antarsuan Shqiperine ne NATO, i liberalizuan vizat, i dhane statusin e vendit kandidat e vetem tani qe qeveris lideri “magjepses”, papritur nuk na duan me ?!
I ka mashtruar opozita… Papritur ky “i paafti” Basha doli aq i zoti sa te errësoj ndricimin e liderit “magjepses” , madje edhe tek parizienet?!!!
Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament, kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati, ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet.
Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.