PANAIRI I KOTËSIVE
Ilir Seci
Ketu në New York nga puna, me ka qillue me njoftë nje zonje qe merrej organizime dasmash, (wedding planer), per disa vite me rradhe. Ishte nder ma te njoftunat ne ate profesion, diftonte puna e saj vete, me apartment te saj mbi 3 milione dollaresh, Upper West Side ne Manhattan.
Ajo vetë
nuk diftonte kurre per punen e saj, nuk mburrej asnjeherë, vetëm mbasi ia kërkova une ma pruni nji katalog te dasmave të organizueme prej saj. Të tanë njerez te pasun, disa shume te njoftun, disa jo. Ka plot amerikane edhe pse jane shume te pasun nuk i njeh kush sepse nuk mburren me këtë gja, nuk rrine tash e parë tue kallzue sa të pasun janë, mbrenda mureve te vilave, (mansons), të veta jetojnë si në perralla, por perjashta nuk duen me i diftue botes.
Shkojne me moton “Mos bjer në sy.” (Don’t show off”). Mbasi shfletova katalogun pashë listen e VIP-ve të cilëve kjo zonja ua kishte ba dasmat. Mes tyne ishin edhe Michael Douglas dhe Catharine Zeta-Jones…
Herës tjeter kur e pashë, ia ktheva katalogun dhe e pyeta lidhun me trillet e VIP-ve dhe pasanikëve qe ishin martue.
“Çka kane ba ndonje gja te jashtezakonshme, (ekstravagante), keto personat qe kisha pa ne katalog!? Ndonji ekstravagance qe te ka mbete ne mendje?”
Ajo u mendue pak e tha :
-“Nothing out of the ordinary.” – shqip – “Asnji gja jashtë te zakonshmes”…
-“Po nuk kishin ndonje tekë, ndonje gja te pandigjueme?” – e dveta une…
-“Me te vertetë jo”,(Not really) – ma ktheu ajo, e si duket per me plotesue kureshtjen teme se e pa qe isha kureshtar me thote :
-“Ndoshta Catherine Zeta-Jones po, kur u martue me Michael Douglas ajo kembenguli në vendsojen e flamuri të Uellsit,(Wales), në hymje te “Plaza Hotel” ne Manhattan, ku asht ba dasma.
Catherine vetë vjen nga Uellsi dhe ishte krenare per kete gja.”
Keshtu me tha zonja qe organizonte dasma ne Amerike, nji nga ma te njoftunat ne ate vend. Kane miliona e nuk bajne shfaqje, as me helikopterë, as me zetora, as me arusha cirku …këtë te fundit ma solli ne mendje Ilir Meta tek kercente në dasmën e Besit…
Ne Amerikë bajnë nji dasem e kreu puna.
…Mu kujtue kjo gja duke lexue lajmet e perserituna të portaleve shqiptare mbi dasmen e Xhensiles dhe Besit, vip-a “Made in Albania”… Në portale lajmesh dhe ne rrjete socliale shperndahej lajmi “Çifti shkojne në dasmen e trete”…Tre dasma se nuk u mjaftonte nje! Plasën kronikat mondane me detajet rreth fustaneve te nuses e kostumit te dhandrrit…Kronikat mondane lokale qe mundohen me imitue ato kronikat globale… tip “Vanity Fair. Athua e dinë te shkretet se “Vanity Fair” shqip domethanë “Panairi i Kotësive”!? Athue e dine se mondaniteti i vip-ve te Portokallise ngjason me mondanitetin e vip-ve globale aq sa ngjasojne rrobat firmato te ndihmave me rrobat firmato ne Fifth Avenue…
“Çifti shkojne ne dasmen e trete!”
Kane nji fjalë të bukur Tirona :
-“Kur bohet me lekë fukaraja e ly bythën me tlyn!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



