E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PANAIRI I KOTËSIVE
Sot

PANAIRI I KOTËSIVE

             Ilir   Seci

Ketyne ditëve nëpër rrjete sociale, mund të jete ba me qindra here “Share” nji artikull portalesh per nji aktore shqiptare e cila jetoka ne Zvicër, qenka e martume me zvicerian dhe paska deklarue : 

– “Kam edhe burrë edhe dashnor”, shkrimtarja shqiptare i lë të gjithë me gojën hapur.”
Hatri i të Madhit Zot! 
Po me goje hape pse i lanka te gjithe kjo zonja?!
Personalisht mendoj se kjo aktorja dhe shkrimtarja shqiptare si e quenin në shkrimet e portaleve, mund te na kishte lane “me goje hapur” sikur të kishte deklarue se :
– “Ka luajtur role ne filma dhe ne skena teatri të Zvicrës” ose meqe e kishin kurorëzue shkrimtare
– “Ka botuar libra në dy zhanre, roman dhe drame”…
Në vend te ketyne arritjeve profesionale qe vertete do kishin meritue vemendjen e medieve, kjo zonja sipas portaleve i paska lanë shqipet “gojëhaour” pse “Ka burre dhe dashnor”!?
Po kujt i bahet vonë për libidon e saj?!

Kush e ka problem pangopësine, grykësinë e saj prej nimfomaniakje!? Sinqerisht mediet shqiptare ia qesin fundin edhe vete neverise. Ne perendim ka plot portale vanitoze qe merren me kotesinat dhe boshëlleqet e jetes se VIP-ve, ka plot paparacë që sigurojne buken me sensacione kot nasi kot, por kaq poshte nuk kane ra…

P.S – Ky shenim asht per portalet qe kane ba këtë lajm sensacion, nuk due me u marre fare me zonjen, pune e saj nese mban te hapuna perdet e dhomes se gjumit…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.