E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panariti: Do kemi kumar me ‘5 yje’
Politikë

Panariti: Do kemi kumar me ‘5 yje’

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka deklaruar se qëllimi i qeverisë është monopolizimi i kumarit dhe jo shkulja e tij.

Në një reagim ironik, ai deklaron se në Shqipëri kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrënjët e tij. Kumari “merr status elitar me 5 yje”, thotë deputeti opozitar.

Reagimi i plotë i deputetit Edmond Panariti

Në Shqipëri, kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrenjet e tij!

Sepse ndryshe nga më parë, ai merr status elitar me pese yje! Nuk ka asgje parimore në çështjen e kumarit, basteve, lojrave të fatit, sepse po të kishte, të gjitha keto do të shpalleshin të jashteligjeshme në teresine e tyre. Sepse, nese e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kish seriozisht luftën ndaj tij , politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajme apo jo kumarin si aktivitet të ligjshem mes nesh?” Ne këtë rast : “Jo” , do të ishte pa diskutim pergjigja masive plebishitare.

Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk eshte ky qellimi.. Qellimi eshte monopolizimi i ketij vesi dhe jo shkulja e tij. Prandaj të pakten kursejani moralizimet qytetareve të këtij vendi, për gjoja shpetim nga një e keqe e madhe, parandalim te dramave familjare, ndarjes te burrave nga grate, luftes ndaj krimit e trafiqeve… etj.

Të gjitha këto vazhdojne të mbeten, por tani vetem në kategorine me pese yje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.