Panucci duhet shpallur Non Grata nga Shqipëria
Adriatik R.DOSTI
…Humbje te rende ..turperuese dhe poshteruese e me shifra qe i kish harrua prej dekadash… 4 – 0.. …ka pesuar Kombetarja shqiptare e futbollit ne mbremjen e se Shtunes se 17 nentorit 2018 ne Shkoder perballe Skocise..ne ndeshjen e fundit te vlefshme per Uefa Nations League…
Dhe humbja ka fajtore vetem dy emra..Trajnerin arrogant, sharlatan e totalisht te pa afte Kristian Panucci..dhe Presidentin e Futbollit shqiptar Armando Duka qe vetem ai e askush tjeter mund ta dije se pse e mbajti me aq ”guxim e kurajo” te cmendur…dhe me nje lloj kokefortesie krejt te pa spjegueshme .. e ta pa justifikueshme….deri me sot ne krye te Kombetares shqiptare.. kete karagjoz, grindavec , sherrxhi e llafazan te neveritshem italian….
Madje pergjegjesia e Dukes sipas llogjikes e kendveshtrimit tim duke e mbajtur dhe e mbrojtur me kaq kokefortesi Panuccin eshte edhe me e madhe se sa edhe ajo e vete ”trajnerit eksperimental” Panucci..perderisa Shqiperia arriti e u katandis ne kete fare derexheje si kurre me pare te pakten ne kete 10 vjecar te fundit, te futbollit te saj…
As Spanja e tmerrshme nuk na mundi dot po ne Shkoder sa kjo Skoci qe me 8 mungesa …pra me ekipin e dyte vjen e na shkel me kembe e na shenon nje thes me gola brenda ne fushen tone…
Nje Shqiperi inegzistente ne fushe ..e dorezuar dhe e c’orientuar totalisht qe nga Berisha ne porte..e deri tek kapiteni Mavraj qe ben nje veprim idiot dhe e ndeshkon rende ekipin e tij qe ne te 22’… nje Shqiperi qe nuk di se ku eshte kerkund ne mbrojtje…as qe ekziston fare ne mesfushe dhe e mbytur me nje pike uje ne sulm…sakte e qarte…nje ekip qe as di te mbrohet as di te luaje e aq me pak as qe di te sulmoje…
Kam 7 muaj resht qe kam botuar te pakten mbi 6 artikuj ..komente, opinione e analiza ku me fakte konkrete, me llogjike te ftohte…me arsyetim bindes ..me argumenta ..emra konkrete , shifra, bilance e krahasime …kam thene hapur e publikisht se Panucci ne krye te kombetares shqiptare eshte zgjidhja dhe zgjedhja me e gabuar e bere ndonjehere per pankinen Kuq e Zi te pakten ne me shume se keto tre dekadat e fundit te historise se futbollit tone kombetar…
Tre here i jam drejtuar po publikisht por edhe privatisht Presidentit Duka duke ja argumentuar gjithcka si njeri i hershem i komunitetit shqiptar te futbollit…. se pse Panucci duhej larguar urgjentisht nga kreu i pankines kuq e zi….dhe asnjehere nuk mora kurre pergjigje prej tij…ne te kundert me beri karshillik mua e gjithkujt tjeter qe na shqetesonte kaq fort kjo Kombetare e turpeshme e Panuccit…duke i dale hapur e me kryenecesi ne mbrojtje ne konferenca shtypi, deklarata, intervista, opinione e paraqitje publike ne tv…
Ndaj dhe te parin fajesoj Duken e pastaj vete Panuccin e me radhe…
Kristian Panucci…qe nga 2 shtatori 2017- deri me 17 nentor 2018…vetem ne 14 muaj ne krye te Shqiperise…13 ndeshje….3 fitore…2 barazime dhe 8 humbje…23 gola te pesuar dhe vetem 8 te shenuar pra – 15….e pra shifra vertet tronditese si kurre me pare ne futbollin e Kombetares sone…madje as edhe ne periudhen me te veshtire e me te keqe te saj…as edhe atehere kur e detyruan te degdiset e te luaje jashte fushes se saj ne vitin e mbrapshte 1997….
E pra humbjen me te thelle ne fushen tone e patem pesuar plot 25 vjet me pare me 1993… ne ”Q.Stafa”..kur na pat mundur Spanja 5-1..,,nderkohe qe nje tjeter humbje te ketyre permasave e patem pesuar pak muaj me pare ne miqesoren ndaj Ukraines 4-1 ne nje fushe stervitore te Frances… ku qysh atehere kembanat anti – Panucci duhet te binin me forte se kurre….por heshtja e djeshme ja ku coj ne trashjen e zullumit te sotem…pa dashur te permend gjithashtu thjesht per statistike e kujtese edhe ate humbje po 4-0 ne nje miqesore fantazem ndaj Argjentines ne 2011….apo edhe ate turperim te 2007 kur na shpartalloi Rumania 6-1…..
…Berisha ne fushe e jo Strakosha…Manaj ne vend te Bales..nje kapiten si Mavraj qe ben nje veprim prej diletanti .. dhe e denon skuadren tone te luaje me 10 lojtare… nje trajner amator e totalisht i pa afte kur ne ne humbje 1-0..dhe ai nxjerr nje mesfushor si Kace e fut ne loje nje mbrojtes si Ismajli…perse ?…per te ruajtur humbjen?…e mbi te gjithe nje Armando Duka qe vazhdoi t’ja besoje Shqiperine nje sharlatani arrogant si Panucci e sigurisht ”qershia e hidhur” mbi Torten e prishur…ai vete Kristian Panucci…nje kopje e shemtuar sa me s’ka e portugezit Mourinjo…persa i perket maredhenieve te tija me gjithkend qe i perket komunitetit te futbollit …
Nje loje mizerrabel e nje kombetareje qe duhet harruar nje ore e me pare…e kjo jo krejt ndofta per faj te saj..se sa per faj te atyre qe e kane uzurpuar e shtene ne duart e tyre ate…Kristianit e Armandos….dhe kjo nuk do te thote kurresesi qe ata qe mbajne veshur ate fanele te rende e te shenjte e qe perfaqeson nje Komb te tere …lojtaret pra……nuk kane fajet e pergjegjesite e tyre…
Asnje iluzion e justifikim reth gjykimit te ndeshjes nga rusi Bezbarodov…qe sipas meje ishte teper i sakte e korrekt tek e ndeshkoj injorancen e Mavrajt me kartonin e kuq dhe prekjen e topit me dore brenda zones sone nga Manaj.. me penallti…
O zot sa te drejte paskam patur kur nje muaj me pare botova shkrimin… Ikni qe te Dy…pas asaj humbje skandaloze me Izraelin ne Beer Sheva…dhe sikur ta dija se ka edhe me keq dhe nga ky lloj Panucci mund te presesh edhe me te keqen akoma…ja tek vjen Skocia e na shkel me kembe e na shkerrmoq fare sikur te jemi ekip amator …
Ndaj nuk ka me asnje lloj komenti tjeter ..kur edhe vete ai numer i madh mbeshtetesish tifoze te kuq e zinjve ne Loro Borici me plot te drejte shperthyen ne thirrjet kontestuese e mese legjitime …Panucci- Panucci…va fancculo….
Po …no coment…Shqiperia jo vetem qe duhet ta largoje urgjentisht sharlatanin e pa afte Panucci…por ne vazhden e ketij lloj largimi mese te perligjur ..per prishje te rende te imazhit te futbollit te Kombetares se Shqiperise…si askush me pare ne historine e futbollit tone kombetar…ky person teper negativ ne te gjitha drejtimet…duhet shpallur Person Non Grata…dhe per kete nuk ma do mendja se mund te kete mbetur me ende edhe ndonje ”trim ”tjeter i cmendur qe te guxoje ti dale dot ne mbrojtje…pervec ..ndofta ..”Te vetmit trim ne lufte”…Armandos se kreut te futbollit tone qe jam shume kurioz te di se cfare ka ndermend te thote pas kesaj nate te tmerreshme te futbollit shqiptar qe nje zot e di se ku e gjeti gjithe ate kurajo ..qe ta mbaje e t’ja besoje Shqiperine tone ne duar nje arroganti e te pa afti klasik.. ta lere ne duart e nje aventurieri e anonimi…qe brenda 1 viti i ka bere Shqiperise nje dem te pallogaritshem ne te gjitha drejtimet…duke e shperfytyruar totalisht Ekipin e saj Kombetar..ne sensin me negativ te mundshem..
Shuplaka e rende qe ju vjen nga Kosova.,.,nuk besoj se ka gjithashtu nevoje per komente te teperta ok…
Ndaj Panucci ..jo largohu…por Qerrohu e kurre mos ti pafshim me syte.. e mos ta degjofshim me kurre as emrin…ndaj dhe them..qe ajo qe meriton ti per ”c’ka bere ” ne futbollin shqiptar meriton vetem nje Non Grata dhe asgje tjeter…
…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



