E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Para protestës/ Ambasadori i BE, takim me aleatët e Bashës
Politikë

Para protestës/ Ambasadori i BE, takim me aleatët e Bashës

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, do të zhvillojë një takim me aleatët e kreut të PD-së, Lulzim Basha, sot përpara protestave që opozita do të zhvillojë në të gjithë vendin.

basha me aleatet PD

 

Soreca do të takohet me kreun e LZHK, Dashamir Shehi, kreun e PR, Fatmir Mediu, kreun e PAA, Agron Duka, kreun e PDK, Nard Ndoka, dhe kreun e PBDNJsë, Vangjel Dule.

Takimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë me aleatët opozitarë vjen 48 orë pas marrëveshjes që partitë opozitare nënshkruan për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Basha dhe aleatët e tij kanë vendosur si kusht të panegociueshëm largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që të përgatisë një proces të rregullt dhe demokratik.

BE ka bërë thirrje të vazhdueshme që palët të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.