E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paradoks i hidhur: “Hija e Ramës dhe vrasja e një brezi
Uncategorized

Paradoks i hidhur: “Hija e Ramës dhe vrasja e një brezi

Manastirliu “nona” e korrupsionit

Interpelanca parlamentare për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani u shndërrua në një teatër të turpshëm ku ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, më shumë lexoi një hartim për “arritjet imagjinare” sesa u përball me realitetin e hidhur të sistemit arsimor. Në vend që të tregonte përmasat e dështimit në mbrojtjen e nxënësve dhe të analizonte përgjegjësitë, ajo bëri një paradë falënderimesh për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “fanar ndriçues”. Kjo është jo vetëm ofenduese për viktimën dhe familjen e tij, por edhe për një shoqëri që po kalbet nën hijen e propagandës dhe korrupsionit.

Një ministre që firmos pam pam pam …  dhe nuk ndalet

Rasti i Ogerta Manastirliut është emblemë e asaj që ndodh kur një qeveri përdor gratë për të mbuluar pisllëqet e saj. Me premtimin e “integritetit dhe aftësisë” së grave në kabinet, Rama krijoi një fasadë për të çuar përpara interesat e tij personale dhe ato të klientëve të tij. Ogerta nuk është përjashtim. E njohur për abuzimet gjatë drejtimit të QSUT-së, ajo ka firmosur tenderë që i kanë kushtuar shtetit miliona euro. Dosjet që përmenden nga KLSH dhe Prokuroria dëshmojnë se Ogerta ka qenë në qendër të skemave të vjedhjes, por kurrë nuk është ndëshkuar, duke qëndruar gjithmonë “nën hijen e Bablokut”.

Nga projektet fiktive për strehimin social në Bashkinë e Tiranës deri te PPP-të e famshme në shëndetësi dhe tashmë edhe në arsim, Manastirliu ka ndërtuar një karrierë mbi një model të pandëshkueshmërisë. Tenderët sekretë gjatë pandemisë, abuzimet me projektet e dixhitalizimit dhe tekstet për diasporën janë shembulli i fundit i një ministreje që ka gjetur mbrojtjen e sistemit.

Korrupsioni si rregull i pashkruar

Është e qartë se Ogerta Manastirliu nuk është një përjashtim, por një pjesë integrale e strukturës së ngritur nga Rama. Në çdo hap të karrierës së saj, ajo ka qenë një ekzekutuese e bindur e projekteve korruptive, duke shërbyer si një mburojë për interesat e Bablokut dhe një model për abuzimin e fondeve publike. Në vend që të mbrojë fëmijët dhe të përmirësojë sistemin arsimor, ajo e ka kthyer Ministrinë e Arsimit në një tjetër terren për korrupsion dhe vjedhje.

Kush mban përgjegjësi?

Për Martin Canin nuk pati drejtësi, dhe është e qartë se as për abuzimet në arsim nuk do të ketë. SPAK-u, i cili vazhdon të veprojë me një selektivitet të habitshëm, duket se është një tjetër instrument nën kontrollin e pushtetit. Nga PPP-të e shëndetësisë te projektet fiktive të arsimit, dosjet e Ogerta Manastirliut janë një test për drejtësinë, një test që ajo nuk duket se ka ndërmend ta kalojë.

Por më tragjikja është se këto abuzime dhe fasada propagandistike po shkatërrojnë të ardhmen e një brezi të tërë, duke i lënë fëmijët e këtij vendi pa mbrojtje dhe pa perspektivë. Vrasja e Martin Canit është një pasqyrë e një sistemi të kalbur, ku hijet e korrupsionit e kanë mbuluar çdo dritë të shpresës.

A është Ogerta Manastirliu një ministre, apo thjesht një zgjatim i hijes së Ramës? Në këtë rast, përgjigjja duket se është tragjikisht e qartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.