Paralajmërimi për këto dy kategori, Braçe: Keni kohë deri në fund të shtatorit, më pas…
Janë dy kategori biznesesh të mëdha të cilat merrem me karburantet të cilat duhet të bëjnë kujdes dhe kanë afat deri në fund të muajit shtator për të certifikuar kapacitetet e depoizitave që mbajnë në ambientet e kompanive.
“Doja ti bëja një thirrje dy kategorive, konsumatorë të mëdhenj që kanë depotiza në ambientet e kompanitë e mëdha të ndërtimit, të ndërtimit të rrugëve, të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe trasnsportit, si kompanitë e distribucionit, të ofrimit të shërbimeve në tregti, për kompanitë e mëdha edhe të prodhimt, që prodhojnë në krahun tjetër produkte të ndryshme që kanë depozita në ambientet e tyre dhe për fat të keq janë të pacertfikuara nga autoritett ligjore, për kapacitetet dhe në disa raste kur operojnë me pompa, janë edhë në kushtet e moscertifikimit dhe mosfiskalizimit të tyre.
Që nga sot deri në fund të shtatorit, secili ka kohën e mjaftueshme t’i drejtohet organeve ligjore për të certifikuar kapcitetet e depozitave të tyre që autoritetet të kenë dijeni për konsumin e tyre të karburantit.
Përtej kësaj ka edhe një katgori tjetër që sjell në vëmendje faktin që kanë depozita pranë kompanive por mbi të gjitha nuk konsumojnë naftë por janë pjesë e operacioneve në letra të tregtimit të karburanteve.
Secili do jetë pjesë e hetimit dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri do mbajnë përgjegjësi edhe gjithë inspektorët e organeve fiskale që kanë lejuar e certifikuar këtë paligjshmëri”, tha Brace.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



