E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parku Kombëtar i Kinës, Saihanba, fiton çmimin më të lartë të OKB-së
Uncategorized

Parku Kombëtar i Kinës, Saihanba, fiton çmimin më të lartë të OKB-së

Programi i Mjedisit i OKB-së njoftoi të martën se plantacionin pyjor i Kinës Saihanba ka marrë çmimin më prestigjoz për mjedisin, “Kampioni i Tokës”.

Ky çmim u dha gjatë takimit të tretë të Asamblesë së Mjedisit të OKB-së që u mbajt në Nairobi të Kenias. Zona Saihanba, me sipërfaqe prej gati 93 mijë hektarësh, ndodhet në veri të provincës Hebei. Kjo zonë degradoi pas prerjes së pakontrolluar të pemëve, duke sjellë jo vetëm shpyllëzimin e zonës, por dhe depërtimin e stuhive të rërës në Pekin. Që prej vitit 1962, një grup banorësh nisën mbjelljen e pemëve në këtë zonë. Me përpjekjet e vendosura të tre brezave, përqindje e pyllëzimit në zonën Saihanba është rritur nga 11.4% deri në 80%. Tani çdo vit, zona Saihanba prodhon 550 mijë tonë oksigjen dhe furnizon Pekinin dhe Tianjin me ujë të pastër prej 137 milionë metër kub. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ofroi çmimin prestigjoz për kontributin që kanë dhënë individët dhe organizatat në ruajtje e mjedisit. (Wang Xianya)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.