E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parlamentit i shtohen deputetë opozitarë
Politikë

Parlamentit i shtohen deputetë opozitarë

Konkretisht, Këshilli i Mandateve vendosi që t’i përcjellë seancës plenare raporti për dhënin e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së; Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ishte shprehur pro shkresave të dërguara nga KQZ-ja, e cila rekomandonte dhënien e mandatit të deputetit për pesë kandidatët.

Kësisoj, ditën e sotme pritet që Parlamentit t’i shtohen pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen për të marrë edhe detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, bëhet me dije se ditën e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për dy kandidatët që u miratuan sot në KQZ.

Konkretisht, për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në Qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në Qarkun Kukës. Edhe për këta dy kandidatë duhet të shprehet Këshilli i Mandateve, përpara se sa të kalojnë për betim në seancë plenare.

Deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit katër kandidatë nga LSI-ja, ku së bashku me kandidatët që pritet të betohen sot, do ta çojnë këtë numër në 11 parlamentarë, të cilët do të ulen për herë të parë në karriget e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.