Partia Amorfe e Rezistencës Apatike e të Zemëruarve Indiferentë në Tranzicion!
Edi Oga
Partia më e madhe politike në vend, është partia e atyre që “dashurojnë” njësoj Ramën, Metën dhe Berishën, por që janë të paorganizuar dhe u mungon lideri. Për shumë arsye, kjo parti nuk mund të ketë kurrë një lider, nuk do të formalizohet asnjëherë dhe paradoksalisht do të mbajë peshën historike të shkatërrimit të këtij vendi!
Kjo parti, ku pa e menduar mund të jesh duke aderuar edhe ti, bashkë me mua, quhet:
PARAZIT
Partia Amorfe e Rezistencës Apatike e të Zemëruarve Indiferentë në Tranzicion!
Po të mos ishim PARAZIT, nuk do të lejonim që një grusht “monstrash” të sundonin këtë vend pa afat, duke e vjedhur, duke e shitur e duke na detyruar të largohemi çdo ditë!
U zemëruat o parazit-ër?!
S’ka gjë. Nesër ka BBV dhe do t’ju kalojë!
E veçanta e partisë sonë të parazitëve, është se nuk ka një “kryeparazit”, sepse partia jonë nuk ka lider, kështu që dështimin tonë nuk mund t’ia faturojmë dot askujt prej nesh. Pra në këtë pikëpamje jemi të gjithë të qetë. I vetmi aktivitet i partisë sonë, është “sehiri me kismet”; të presim që të vdesin këta dhe të shpresojmë se ata që do vijnë pas tyre, do të jenë “burra të mirë!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



