E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia Demokratike mban zgjedhje në 13 qershor
Politikë

Partia Demokratike mban zgjedhje në 13 qershor

Këshilli Kombëtar miratoi me asnjë votë kundër vendimin e Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, si dhe përbërjen e Komisionit të Zgjedhjeve për kryetarin e PD-së.

PD9
PD
Komisioni zgjedhor, sipas miratimit që iu bë në Kryesi, ka edhe një anëtar zëvendësues, Çlirim Gjatën.

(20:14) Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD/ Miratohet data e zgjedhjeve për kreun e partisë, vendimmarrja i kalon Këshillit

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e sekretarit Gazment Bardhi që 13 qershori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e selisë blu.

Tashmë është radha e Këshillit Kombëtar që ti japë dritën e gjelbër datës 13 qershor.

Këshilli Kombëtar i PD-së ka nisur mbledhjen që prej orës 19:00 dhe pritet që të dalë me një vendim për zgjedhjet brenda kampit blu.

(18:00) Propozimi/Zbulohet data, ja kur pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike 

13 qershori është data e propozuar në kampin demokrat për zgjedhjen e kryetarit të PD pas humbjes në 25 prill.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ka propozuar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, sipas parimit “një anëtar një votë”.

Bardhi ka deklaruar se procesi hapet në 16 maj dhe vijon deri në 22 maj, ndërsa në datën 23 maj paraqiten kandidaturat. Fushata për lidershipin e selisë blu zgjat deri në 11 qershor, ndërsa në 13 qershor anëtarët demokratë u drejtohen kutive për zgjedhjen e kreut të partisë.

Propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD

  1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
  2. I propozoj Kryesisë fillimisht procesin zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin e tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe 16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. 24 maj-11 qershor fushatë në të gjitha strukturat. 13 qershor, zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Komisioni Zgjedhor

Kryetar 

Jemin Gjana

Anëtar

Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani

Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.