Partia e idealeve te lirise eshte kthyer ne parti qesharake….
Ky eshte postimi i pak minutave me pare i gazetarit Bledian Koka
artia qesharake…
Te ma kishin thene sdo ta kisha besuar. Partia qe u ngujua 3 muaj ne çader me te drejten e Zotit per te kerkuar zgjedhje te lira e te ndershme me kerkesen fikse “ska zgjedhje me Edi Ramen kryeminister”, sot eshte bere gardh kunder ketij standardi brenda vetes. Partia e lirise, sot eshte kthyer ne partine e dekapitimit te demokracise. Ajo qe po ndodh sot ne PD-ne e vetngrire eshte pararendja e shperberjes totale te saj dhe ky nuk eshte nje lajm i mire. Sot ne ate parti po identifikohen dy grupe, nje pro ngrirjes dhe tjetri pro standareve. Njeri pro interesit personal, tjetri pro interesit te standardeve qe te gjithe ne qe e duam opoziten, presim nga PD. Mekataret aktuale po gjuajne te paret gurin ndaj mekatareve te djeshem, ne shtepine e xhamit qe nuk eshte as e tyrja e as jone, por e Shqiperise. Njerezit e mendjes se asaj partie u lipset sot forca e fjales dhe jo fjala e forces per ta kthyer procesin ne shinat e statutit. Njerezit qe e duan ate parti kane shancin sot ti japin mundesi Bashes te shkrije me nder, dhe partise te bashkohet me lavdi pas disfates. Ne spektatoret e thjeshte te PD-se presim veç kete qe te vijojme te besojme ende tek ngrehina e ish-ushtarakeve.
p.s…Shqiptareve do tu mjaftonte kjo per te kuptuar qe PD nuk vdiq ne 25 Qershor, por rilindi ne 22 Korrik…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



