E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia e re e Patozit, Marku: E vetëasgjësuar, shkon në shërbim të Ramës
Sot

Partia e re e Patozit, Marku: E vetëasgjësuar, shkon në shërbim të Ramës

Pedagogu dhe analisti i njohur Mark Marku thotë se partia e krijuar nga Astrit Patozi, “Bindja Demokratike” është e vetëasgjësuar në logjikë.

I ftuar në “Provokacja” në ABC News, Marku thotë se lëvizja e Patozit në këto momente djeg mundësinë e një formacioni të ri.

Deklarata:

Mark Marku: “Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon, edhe në qoftë se nuk ka kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Ramës, shkon në funksion të Ramës. Po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë.

Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me Ramën? E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës.

Mustafa Nano: Ai mund ta quaj të gabuar bojkotimin e Parlamentit.

Mark Marku: Dhe krijon një parti që të mos bojkotojë Parlamentin?! Është i vetasgjësuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Kur bën opozitën e opozitës nga pikëpamja etike automatikisht të konsideron bashkëpunëtor dhe po djeg mundësinë e një formacioni dinjitoz dhe mua më shumë për këtë më vjen keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.