Partia – kjo organizatë fitimprurëse!
Dritan Shano
[Njëjtësia e qëllimit më të lartër të posedimit të saj, dhe qëllimit më të ulët të anëtarësimit në parti.]
“E gjithë energjia jonë individuale, familjare, kombëtare në shekuj shkon tek biznesplani: Si t’i gjejmë anën Partisë – për të përfituar, ose shpëtuar prej saj!
Ky biznes plan nuk parashikon progres apo zhvillim; në të nuk ka as heronj e as dashuri. Por ka urrejtje dhe zili; dhe sidomos plaçkitës dhe të plaçkitur.
Parimi i këtij biznesplani është: “në ato maja rripa rripa, njëherë ma hipe, një herë ta hipa”… Suksesi i këtij biznes plani është qëndrimi sa më gjatë në pozicionin “ta hipa”!
Kuptohet, sa më lart të jesh në parti, aq më shumë përfiton individualisht, familjarisht dhe me farë e fis.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



