E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partizanët histerikë që mbrojnë Ballistin
Sot

Partizanët histerikë që mbrojnë Ballistin

                Bledi   Mane

Bledi Mane: Partizanët histerikë që mbrojnë Ballistin
Mbyll gojen dhe hesht halabak ballkanas se je me fat. Atdheu yt po gulcon prej shekujsh nga dhimbjet qe ti dhe raca jote i ke shkaktuar dhe kurre nuk te shau e te mallkoi. Atdheu, kjo Shqiperi e plakur por e bukur qysh ne mengjes te sperkat me rrezet e nje dielli mesdhetar dhe te uron plot dashuri:

-Paç ditën e mbarë biri im!

Nje atdhe i forte, republike apo monarki qofte, nese i cenohet qytetari i saj (i tij) ne cdo qoshe te planetit, tund kambanat diplomatike si fillim e pastaj ka qindra menyra per t’iu gjendur prane e per ta shpetuar qytetarin e rrezikuar.
Nje atdhe i forte e i begate me njerez te arsimuar e te kulturuar, te punesuar dhe korrekte. Nje atdhe me financa te forta qe i rrit njerezit me kulturen dhe forcen e ligjit, nje atdhe i bukur me njerez me mendje te ndritura e te bukura.
E le te zbresim nga parashuta e dalldise ku kemi hipur e te prekim token, realitetin. Ka disa dite qe qeveria shqiptare me mundesite e saj modeste por te forta po lobon per lirimin e tifozit me te famshem te futbollit shqiptar Ballist Morina. Megjithese ky i fundit dalldisur prej fames ka thyer disa here ligjin ketej dhe andej kufirit tone, tashme gjendet i burgosur ne Kroaci ne pritje te nje ekstradimi drejt Serbise. Megjithese flamuri i zi qe ngriti Ballisti ne Beograd nuk ishte kurresesi flamuri me i bukur ne bote, kurajoja e tij mbeti historike shumeplaneshe. Une personalisht jam plot shprese se Ballistin, Kroacia, mikja jone do e ktheje serish ne Kukes e jo ne Beograd por kjo histeria kolektive qe ka kapluar arnautet ne kete vape drobitese tingellon hipokrite, hipokrite pa finese e pa tharm.
Nje atdhe i forte mbron kudo qytetarin e tij por qytetari i atdheut tone mbetet thjesht nje zhurmues dembel.
Si nuk te vjen turp qe i kerkon llogari Shqiperise te liroje Ballistin nderkohe ti sot ne mengjes i vure perseri zjarrin pyllit afer shtepise tende. Ti ore mysybet qe i kerkon llogari atdheut tend, dje dhjeve perseri ne det dhe qelbe Velipoje, Golem e Dhermi. Ti ore llogarikerkues qe e ke semaforin me 3 ngjyra te njejta, 3 jeshile si gjethet e hashashit qe ke mbjelle nga Veriu ne Jug. Ti ore monster qe bertet per padrejtesi dhe kurre nuk preve nje kupon tatimor dhe kurre nuk pagove nje takse per atdheun tend. Ti ore hajdut qe vjedh ujin, energjine dhe te dhimbset Ballisti. Ti ore shqiptar qe bleve diplomen universitare dhe ende nuk e mban mend ku eshte godina e universitetit tend. Ti qe vret edhe femijet dhe paguan gjykatesin e veremosur per te te dhene lirine e veremosur…
Kujt Atdheu i kerkon llogari per Ballistin ti ore partizan hipokrit e lamash?
Atdheun tend e vodhe, e rrope, e plagose, e gjakose, e qurrose, e shqeve, e dhjeve dhe e ke lene brekegrisur ne sy te botes.
Mbyll gojen dhe hesht halabak ballkanas se je me fat. Atdheu yt po gulcon prej shekujsh nga dhimbjet qe ti dhe raca jote i ke shkaktuar dhe kurre nuk te shau e te mallkoi. Atdheu, kjo Shqiperi e plakur por e bukur qysh ne mengjes te sperkat me rrezet e nje dielli mesdhetar dhe te uron plot dashuri:
-Paç ditën e mbarë biri im!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.