Partnerja homoseksuale e kryeministres së Serbisë lind djalë, ja si e kanë quajtur
Partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiç, Milica Gjurgjiç ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet vendase, të cilat bëjnë me dije se djali i tyre mban emrin Igor. Ndonëse foshnja e tyre është ngjizur me fekondim, procesi i lindjes është zhvilluar në kushte normale dhe pa pengesa.
Partnerja e kryeministres serbe, Brnabiç është mjeke në profesion dhe duket se marrëdhënia e tyre do të marrë tashmë një tjetër ritëm.
Kjo është e para martesë mes homoseksualësh nga ku lind një fëmijë, edhe pse Serbia nuk e ka njohur ende martesën e homoseksualëve, madje vetë kreu i kishës ortodokse të vendit e ka krahasuar homoseksualitetin me incestin.
Çiftet e gjinisë së njëjtë janë gjithashtu të ndaluar nga adoptimi i fëmijëve.
Urimi i parë zyrtar vjen nga presidenti Aleksandër Vuçiç ai që ka uruar kryeministren, Ana Bërnabiq dhe partneren e saj Milica Gjurgjiq për lindjen e djalit. Vuçiç ka kritikuar një pjesë të opinionit që në rrjete sociale është tallur me këtë ngjarje.
Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka thënë:
Përgëzoj Anën e Milicën që Igoriështë gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



