PAS 17 VITESH, PRAPË KEMI NGECUR TEK Rama, Meta apo Berisha
17 vjet me pare u ktheva ne Shqiperi, me nja dy diploma ne xhep dhe disa vite eksperience pune ne think tanks te huaja.
Ishte viti 2005… nje vit me shpresa (per nje fillim te ri) qe ushqeheshin nga mllefi ndaj korrupsionit te PS se shkerrmoqur nga skandalet.
Ne Tiranen e vitit 2005 gjeta…as me pak e as me shume por… skenen e sotme politike – Berisha, Rama, Meta.
Prej 2005es e ne vazhdim shqiptareve iu eshte dashur te bejne nje zgjedhje mes te treve…ose kombinim mes tyre.
Nderkohe, ata sapo kishin hequr qafe Nanon. Berisha i rehabilituar mori qeverine. Rama kishte Tiranen dhe shm shpejt mori edhe PS-ne. Kurse Meta, mbajti çelesin… e pushtetit.
Une kthehesha ne Shqiperine e 2005es pas 9 vitesh “ekzili” . E kisha lene Shqiperine ne vitin 1996. Ne ate kohe Berisha ne pushtet kishte burgosur kryetarin e opozites. Ilir Meten e kish shpallur terrorist kurse Edi Ramen e shembi ne dru te gjakosur mes sheshit. Ishte koha kur shkrumboheshin mediat e lira si “Koha Jone” ndersa Doktorit i benin fresk MeroBazet ne paradhomen e Presidences.
Nderkohe, Perendimit iu desh edhe nje vit te kuptoje cfare komunisti ishte ne fakt Berisha.
Por Shqiperia e 2005es ishte tejet e deshperuar per te mos rehabilituar ate qe preferoi 1997en vetem e vetem qe te mbante karrigen e pushtetit. Para korrupsionit te nje te papergjegjshmi si Nano me Naçi-Baçit e tij, ne beme zgjedhjen tone.
Pas nje mandati pergjithesisht te suksesshem te se djathtes 2005-2009 (nenshkrimi MSA, anetaresimi ne NATO, burgosja e bandave etj.), dhe me “4 mandate te arta” deputetesh te LSI, Berisha triumfoi ne 2009en ndaj nje opozite çorap e cila 1 vit me heret i rrahu shpatullat doktorit per shperthimin me te madh publik te korrupsionit – Gerdeci.
Ne 2013en, sic e dime te gjithe, Rama mblodhi “te gjithe qelbesirat kunder Berishes”. Pjesen tjeter e dini vete…
Dhe ja ku jemi sot, viti 2022. Rama ka shpartalluar opoziten dhe sapo ka nisur mandatin e trete. Berisha dhe Meta sapo kane hequr qafe Bashen.
Ashtu si gjate 17 viteve te shkuara, edhe sot shqiptareve po iu imponohet te zgjedhin njerin mes te 3ve ose ndonje kombinim mes tyre.
Pra, e kuptoni??! EDHE PAS 17 VITESH, PRAPE KEMI NGECUR TEK Rama, Meta apo Berisha.
Mbase sot jane kthyer te tjere te rinj qe kane shpresa si atehere PARA 17 VITESH. Mbase ne kete moment, nderkohe qe une shkruaj keta rreshta, sapo ka mberritur ne Rinas nje i ri ose e re me disa diploma ne xhep, me eksperience pune dhe shpresen per nje fillim te ri.
Miresevini!
Nuk dekurajoj askend! Perkundrazi, duhet te kthehen edhe me shume njerez qe duhet te ulerasin – JO! NUK ZGJEDH ASNJERIN PER JUSH!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



