Pas 4 vjetësh, qenka kujtuar PD-ja për eksodin!
___________
WTF…., duhet të kishin folur atëherë kur nisen të fusin kryefamiljarë në burgje për faturat e energjisë elektrike.
Kur ju dërguan faturat milion lekëshe dhe i kërcënuan me burg nëse nuk i paguanin.
Kur detyruan biznesin të blinin kasat fiskale me qellim nxitjen e shitjeve të disa aparateve fiskale (tip makinë llogaritëse) për 300 euro.
Kur lejuan dhe po lejojnë ndërtimin e furrave të djegies së mbeturinave. (në disa rrethe)
Kur lejuan PPP, kioskëzimin e Tiranës duke ja kaluar një kompanie manaxhimin shitjeve me pakicë dhe duke luftuar brutalisht ambulantët.
Kur lejuan hashashizimin e vendit nga ish-sigurimi i shtetit, si dikur ngritjen e firmave piramidale.
Kur dhanë me koncesion Shëndetesinë, Arsimin, Rrugët, etj…
Kur dhanë me koncesion Valbonën dhe çdo lum…
Shnet e llafe dhe na thuaj kur të deklarosh vetë-shkrirjen…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




