E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Berishës, edhe Meta nis ‘kryqëzatën’ kundër OSBE: Zgjedhjet janë nul!
Politikë

Pas Berishës, edhe Meta nis ‘kryqëzatën’ kundër OSBE: Zgjedhjet janë nul!

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE / ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar zyrtareve te OSBE/ ODHIR presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Kreu i shtetit sqaron se KQZ duhet te zbatoje dekretin e tij dhe përpjekjet e kryeministrit për të injoruar dhe bllokuar dekretin jane te paligjshme.

Në fakt, historia e atakimit të OSB-ODIHR nga presidentët e Shqipërisë ka nisur qysh herët.

Për herë të parë ambasadorja e OSBE, Glover erdhi në vendin tonë në zgjedhjet më të vështira të historisë së pluralizmit shqiptar, ato të 26 majit të vitit 1996, ku në fund ajo firmosi një raport që i cilësonte zgjedhjet, si jo të lira dhe të ndershme.

Ka qenë një vendim që do ta vendoste prej atij momenti, në kurs përplasjeje me presidentin e kohës Sali Berisha.

Por ja çfarë konstaton Meta sot:

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor 

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm. 

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe perkeqesojne krizen në Shqipëri”,- shkruhet ndër të tjera në letër.

Letra i  eshte derguar kryetarit te Radhës i OSBE-së njëherësh edhe Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, kryesueses së ODHIR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir,

Sekretari i përgjithshem i asamblesë parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli. Sekretari i përgjithshem, Roberto Montella.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.