Pas emërimit, drejtori i spitalit të Shkodrës, merr vendimin e papritur
Nuk ka më dilema. Vilson Masamalaj tashmë edhe zyrtarisht është drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës. Këtij të fundit i ka ardhur emërimi nga ministria e shëndetësisë dhe tashmë sapo ka nisur punën në zyrën e tij.
Ajo që ka ndodhur është disi e pakuptimtë. Ende pa u njohur mirë, Masmalaj ka dhënë disa urdhëra të çuditshëm. Asnjë mjek nuk duhet që të dalë në intervista për mediat. Në këtë mënyrë kreu i ri i spitalit ka ndërprerë çdo komunikim të mjekëve dhe infermierëve me mediat në një rast kur është e nevojshme për të patur një prononcim normal për një situatë ku nevojitet sqarimi pse mendimi i një mjeku.
Mbase Masmalaj e ka marrë me të trembur të qënit drejtor ose mund të jetë ndikuar nga dorëheqja e mjekëve të urgjencës të QSUT në Tiranë dhe mund të ketë menduar se një revoltë mund të ketë edhe në spitalin e Shkodrës.
Gjithsesi spitali ka patur shumë drejtues në vite dhe natyrisht që është dashur konfirmimi i tyre për një intervistë por asnjëherë nuk ka patur një urdhër të prerë të kësaj natyre që asnjë mjek të mos flasë për mediat në intervista.
Kjo nuk i shërben në radhë të parë as vetë spitalit, as drejtorit Masmalaj që nuk e nis punën siç duhet por as marrëdhënies mes spitalit dhe mijëra qytetarëve të Shkodrës dhe më gjërë për të cilët ky spital jep shërbim. Komunikimi është parësor në një institucion si spitali e po ashtu edhe marrëdhëniet me mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


