E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PAS GJON GJONAJ, DITMIR BUSHATI PREZANTON KANDIDATIN PËR NJË TJETËR BASHKI
Politikë

PAS GJON GJONAJ, DITMIR BUSHATI PREZANTON KANDIDATIN PËR NJË TJETËR BASHKI

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, njëherazi koordinator i PS në këtë qark, Ditmir Bushati ka zhvilluar sot takime me Asambletë e Partisë Socialiste në bashkinë Fushë Arrëz.

Bushati gjatë këtij takimi u shpreh se Shqipëria ndodhet në situatën e dy viteve më parë, kur Partia Demokratike u mundua të prodhonte krizë politike.

‘Përkundër çdo situate vendi do të shkojë në zgjedhje’, është shprehur Bushati.

Gjatë këtij takimi Bushati ka prezantuar dhe kandidatin socialist për bashkinë Fushë Arrëz. Kreu aktual Fran Tuci është konfirmuar sërish për këtë bashki.

Bushati argumentoi se konfirmimi si kandidat i tij erdhi pas konsultimeve me strukturat dhe sondazhet që Partia Socialiste ka bërë në çdo njësi administrative të kësaj bashkie.

Kujtojmë që pak më herët Bushati ka konfirmuar dhe kandidatin Gjon Gjonaj për bashkinë e Pukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.