E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PAS LLESHAJT, OPOZITA E RE KËRKESË PËR INTERPELANCË ME NJË TJETËR MINISTËR
Politikë

PAS LLESHAJT, OPOZITA E RE KËRKESË PËR INTERPELANCË ME NJË TJETËR MINISTËR

Pas kërkesës së për interpelancë me Ministrin e Brendëshëm Sandër Lleshaj, opozita e re ka bërë një tjetër kërkesë për interpelancë.

Këtë herë është Lefter Maliqi, deputeti i Partisë Demokratike, i cili ka kërkuar interpelancë me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mësohet se interpelanca me ministren Gjonaj do të jetë për testimet e policisë në burgje.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetë e rinj në Kuvend formuan edhe grupet Parlamentare, ku nga PD kryetare u zgjodh kryetare Rudina Hajdari, ndërsa deputetë e LSI u shprehën se nuk përfaqësojnë këtë forcë politike por do jenë të pavarur. Këta të fundit zgjodhën krytar grupi Nimet Musain.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.