Pas protestave reagon kreu i Bashkisë, Veliaj: Ja cilët quajta shpellarë
Pas protestes se mbremshme te Astiri, ku banoret shperthyen ne thirrje plot revolte pas etiketimit si shpellare dhe akuzave ne adrese te kryebashkiakut qe i kishte fyer, ka reaguar me nje sqarim Erion Veliaj.

Sqarim: – shpellare quajta deputetet e Saliut qe i sulen barbarisht zonjave police te bashkise!
S’i quaj dot deputete keta prehistorike
– Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t’i lejonte te dera
– Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje
“Sqarim: -shpellare quajta deputetet e Saliut qe i sulen barbarisht zonjave police te bashkise! S’i quaj dot deputete keta prehistorike. – Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t’i lejonte te dera – Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, është shprehur Veliaj në një postim në Twitter.
Kujtojmë që ditën e djeshme banorë të zonës së Unazës së re, protestuan para Bashkisë së Tiranës, ku tentuan dhe të hynin brenda godinës, Veliaj reagoi pak orë më vonë.
Në një reagim kreu i bashkisë tha se protesta e banorëve po shtyhet nga PD. “Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi. Kush do dëshmi mjafton të bëjë rrugën nga TEG te Fabrika e Miellit për 3 minuta. Pyesni njerëzit te Komuna e Parisit, pyesni njerëzit te Liqeni i Thatë, pyesni njerëzit në farkë dhe në Lundër, pyesni njerëzit që shkojnë në të gjithë pjesën juglindore të Shqipërisë për të dalë në Elbasan”, ishte ky reagimi i Veliajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



