Pasaportat e arta/ Rama: Presim vendimin e Gjykatës Europiane
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.


“E kemi pezulluar procesin e pasaportave të arta derisa të qartësohet në BE. Ka një çështje në Gjykatën Europiane. Nuk e shpikëm ne. Nuk e nxjerrim në tavolinë pa vendosur gjykata. Po e miratuan ata, OK. Folëm për amnistinë fiskale, do të vazhdojmë punë me ekspertët. Nuk heqim dorë sepse kjo nuk është gjë e mirë, kemi arsyet tona pse themi se është gjëja e duhur për Shqipërinë. Faleminderit për ekspertizën”, u shpreh Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


