E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paskal Milo takohet me presidentin Meta për datën e zgjedhjeve
Politikë

Paskal Milo takohet me presidentin Meta për datën e zgjedhjeve

Aleati i Rames i quan zgjedhjet e njëanshme  nga PS  pa sens dhe nuk i shërbejnë integrimit

Pas takimit me krerët e partive të Qendrës së Djathtë, aleate me PD dhe opozitën e bashkuar, presidenti i Republikës është takuar edhe me kreun e PDS, Paskal Milo, e cila është forcë politike jo vetëm e majtë, por edhe aleate me PS e Ramës në zgjedhjet e fundit.

PDS bëhet kështu partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Takimi vjen pas dekretit të presidentit që anullon 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Në takimin e parë te Meta morën pjesë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD: Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule etj. Në përfundim, aleatët e PD e cilësuan takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por pa dhënë shumë detaje.

Edhe gjatë daljes së djeshme për media, kreu i shtetit tregoi edhe një herë gadishmërinë e tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.