E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PATOZI MBLEDH DEPUTETËT E ‘PD’, ÇFARË PO NDODH PAK ORË PARA THEMELIMIT TË PARTISË
Politikë

PATOZI MBLEDH DEPUTETËT E ‘PD’, ÇFARË PO NDODH PAK ORË PARA THEMELIMIT TË PARTISË

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ish-deputeti Astrit Patozi do të jetë kryetari i Partisë Bindja Demokratike dhe se nesër ajo do të rregjistrohet në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se prej disa minutash Patozi ka mbledhur deputetët e Partisë Demokratike në një nga lokalet e Tiranës dhe po diskuton nëse do të krijohet apo jo partia e re. Deri tani nuk bëhen të ditur emrat e deputetëve që janë në takim me Astrit Patozin por dihet se ata vijnë nga lista e PD dhe momentalisht janë dhe në Parlament.

Sipas raportimeve Partia Bindja Demokratike ka mbledhur 3 mijë firmat për tu regjistruar në Gjykatë nesër. Kujtojmë se 23 prilli është afati i fundit i partive politike për tu rregjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.