Patozi pranon firmat fallco për regjistrimin e partisë së tij
Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” foli për herë të parë për firmat e mbledhur për krijimin e partisë, që ai drejton.
Një ditë më parë, u publikuan emrat e qytetarëve, të cilët ankoheshin se u janë falsifikuar firmat dhe emrat e tyre janë përdorur pa autorizim.
Ndërsa gazetari Ylli Rakipi i tregoi dokumentet e qytetarëve, Patozi tha se nuk i interesonte që t’i njihte.
Pjesë nga debati:
Patozi: Në 2013 kam thënë se PD-ja prishi zgjedhjet. Ky është një projekt që unë jam i përfshirë.
Pse po favorizoheni nga pushteti?
Patozi: Unë KQZ-në e konsideroj si institucion të shtetit shqiptar. Gjykata është shprehur.
Pse kryetari i KQZ votoi kundër dhe katër të tjetër votuan pro?
Patozi: Unë i them PD-së: Çfarë lidhje ka PD se çfarë bëj unë, kjo parti ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, police dhe gardiane e zgjedhjeve është? Jo. Unë dua që ata të vijnë në zgjedhje. Ata duan që unë të mos futem. Këta që flasin për afate, ata i kanë shkelur. Ku e ke marrë listën? Listat që unë kam mbledhur janë zyrtare. Nuk janë votuesit e mi. As nuk i njoh dhe nuk më interesojnë. Më lejo që të shpjegojë këtë paçavure. Asgjë e vërtetë. Këto firma, janë një banalitet për herë të parë që njerëzit po përndiqen pse kanë firmosur. Unë e di se pse ka ndodhur, por nuk do t’i them sot. Ku i more ti? Vetëm unë i kam këta lista. Ligji nuk na detyron ti cojmë firmat në KQZ, por në Gjykata. Firmat janë mbledhur nga rrethet e Shqiprisë. BD ka shumë më tepër firma seç kërkon ligji firma.
Kam folur për 2 vite rresht kundër të tre bajlozëve të politikës. Qëndrimet janë publike.
Ekspertët më thonë se firmat duhet të jenë publike?
Ato firma janë aty. gjykata e ka dhënë vendimin. Nëse më lejoni të mbledh edhe disa firma të tjera më jepni një javë kohë. Sfida ime është që në këtë tavolinë të dorëzoj për një javë 50 mijë firma. Tek 3 mijë firmat e bindjes do kapemi.

Ai ka folur për krijimin e partisë dhe aludimet se u ndihmua nga kryeministri Edi Rama. Patozi tha se është kryetar i përkohshëm i BD.
Rakipi: Ju jeni kryetar i Bindjes Demokratike…
Patozi: Koordinator i bordit të përkohshëm të Partisë Bindja Demokratike. Do të më quash president më quaj unë s’të ndaloj por këtë mandat kam. E kam bërë për shkak të ligjit në KQZ. Po e zëmë kryetar i përkohshëm, për sa kohë nuk ka zgjedhje, për shkak të ligjit.
Rakipi: Partia juaj u krijua, u formua u regjistrua aq shpejt sa mund ta bëjë vetëm ai që është lart?
Patozi: Nëse thoni se kjo parti është bërë me dorën e Zotit e marr si inkurajim.
Rakipi: Shumë njerëz mendojnë, opozita që ka dalë jashtë parlamentit se forcën tuaj e keni krijuar me ndihmën e Edi Ramës ose këshilltarë të tij, që Rama të ketë në zgjedhje një parti për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit?
Patozi: Kjo është gjëja e parë që është thënë nga një pjesë e opozitës. Njerëz që mendojnë si ata mund të ketë plotë. Zyrtarisht kanë folur ata. Nuk i ndaloj dot të kenë këtë lloj qasje për partinë tonë. Unë s’do merresha fare me çfarë thonë ata.
Unë për publikun kam detyrim t’u them, BD është një forcë që ka kjo shoqëri për të dalë nga një sistem i mbyllur. Jemi kundër të dy palëve. Nuk jemi dakord që zgjidhja Shqipërisë mund t’i vijë nga ikja nga beteja e as nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës që e ka trajtuar këtë vend sikur tak ishte plaçkën e lënë nga babai.
Janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin por nganjëherë bëjnë edhe Pazar të pistë. Kemi dalë të luftojmë këto modele.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



