E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi:Mos mallkoni 18 shkurtin. Problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe shitja e gjithçkaje nga Basha”
Sot

Patozi:Mos mallkoni 18 shkurtin. Problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe shitja e gjithçkaje nga Basha”

Ish – deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka sjellë në vëmendje protestën e organizuar nga opozita më 18 shkurt të vitit të kaluar e cila sipas tij u bë për një kauz që edhe sot vijon të mbetet e drejtë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Patozi shkruan se problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “shpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike.

MOS E MALLKONI KOT 18 SHKURTIN!

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re të Lulzim Bashës njësoj si një të vdekur, që ka ikur fiks një vit më parë. Dhe i veshin çadrës së 18 shkurtit të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit.

Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.

Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.

Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.

Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “shpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.