Patronazhistët i bëjnë “fresk” Tërmetit, qytetarja: U çudita, varfëria ka zënë rrënjë në Tepelenë
Jemi vetëm dy ditë larg nisjes së fushatës dhe që tani ka nisur “fresku” i patronazhistëve për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ditën e djeshme, Tërmet Peçi i Tepelenës ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.Kaq ka mjaftuar që në seksionin e komenteve të zbarkojë një numër i madh patronazhistës dhe t’i bëjnë fresk kryetarit, si për të treguar se ai është kryetar bashkie i ndonjë province në Finlandë e jo në Shqipëri. Por ju e dini se situata nuk është aspak e tillë.
Një qytetare shkruan në redaksinë tonë dhe tregon situatën që ndodhen qytetarët e Tepelenës. Ajo shkruan se qyteti po shpopullohet dita-ditës dhe ajo që zgjedh të bëjë kryetari është propaganda. Këta të “Rilindjes” i kanë dhënë provat prej vitesh se e qajnë këtë punë.
Unë jam një qytetare nga Tepelena dhe sinqerisht më vjen çudi kur shikoj komente të tilla për Kryetarin e Bashkisë Tepelenë. Tepelena është një vend që po shpopullohet dita-ditës dhe nuk ka më mundësi punësimi dhe arsimimi.
Është një vend ku varfëria ka zënë rrënjë dhe dalin këta njerëz dhe bëjnë propagandë për këtë kryetar, që ka rregulluar vetëm disa fasada dhe disa rrugë”,shkruan qytetarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



