“PD e ben te kryr pa fidhuar mir “, analfabeti socialist masakrohet në rrjet “o injorant, mavri”
Dorjan Murati është kandidati që do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste në bashkinë e Kavajës, por me sa duket, pa nisur ende mirë garën, duke u munduar të bëjë fushatën në rrjetet sociale, ai ka arritur të fitojë urrejtjen dhe përbuzjen e popullit. Pse? Për shkak të një statusi të mbushur me gabime drejtshkrimore.
Në tre rreshta shkrim në profilin e tij në Facebook, Murati ka bërë një numër të konsiderueshëm gabimesh, të mos përmendim këtu edhe problemin e madh që ka në dallimin mes gërmave “dh” dhe “ll”.
Ky status nuk ka ngelur pa u parë e pa u evidentuar edhe nga ndjekësit e tij në faqen “Drejtimi i Duhur për Kavajën”. Kanë qenë kavajsit ata që e kanë masakruar e nuk kanë lënë gjë pa i thënë. Disa e quajnë analfabet, të tjerë ditëzi, por nuk mungojnë as ata që tregojnë se ky është rasti kur edhe ato 8 klasë shkollë që ka bërë, ia ka dhënë partia.
Disa nga gabimet e tij po i evidentojmë më poshtë:
Si e ka shkruar Si duhet
e ben e bënë
te kryr të kryer
pa fidhuar mir pa filluar mirë
kryeminister Kryeministër
ka sy ne badhe ka sy në ballë
Kavaja e din mir cfar Kavaja e di mirë çfarë
maskaradhiqe maskarallëqe
ke me te ndryshemet nga më të ndryshmet
kjo e ka vertetu kjo e ka vërtetuar
kavajen Kavajën
partin Socialiste Partinë Socialiste
Siç e thamë më sipër, këto janë vetëm disa nga gabimet trashanike, por ndoshta kandidati socialist bën mirë të kalojë njëherë në ndonjë shkollë fillore e të mësoje abetaren e gjuhën shqipe, s’do ishte keq!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


