E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD, Gjata: KPK me standard të dyfishtë për Donika Prelën
Politikë

PD, Gjata: KPK me standard të dyfishtë për Donika Prelën

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaron se komisioni i vettingut po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë, edhe pse ajo siç thotë Gjata, ka pasuri të pajustifikuar.

Ai shkon më tej dhe thotë se prokurorja e Krimeve të Rënda dyshohet jo vetëm për pastrim parash dhe konflikt interesi në blerjen e disa apartamenteve, prandaj i kërkon KPK ta shkarkojë.

“Faleminderit që keni ardhur për çështjen e Prokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe raportin e saj me organet e vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ne kemi këtu dosjen e zonjës Prela me shkeljet që ajo ka bërë, dosje e cila ndodhet në vetting, pra ndodhet në KPK. Nuk është se kemi shpikur diçka të re, nuk kemi bërë ndonjë hetim, thjesht këto janë të gjitha të dhëna që ndodhen në zyrat e Komisionit të Vetingut,” – është shprehur ai./ Next tv News

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.