PD Mbledhja e grupit parlamentar /Deputetët kërkojnë bojkot të Parlamentit
PD ka mbledhur në orën 12 të paradites së kësaj të hëne grupin parlamentar, teksa po vazhdon ende diskutimi, ku kryefjala është “bojkoti i parlamentit ose jo”.
Flamur Noka gjatë fjalës së tij është shprehur se “PD duhet të shkëputet nga Parlamenti”.
“Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës i dhamë kohën e duhur për çështjen Xhafaj. Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Duhet të shkëputemi nga ky parlament”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Klevis Balliu është shprehur se “Qytetarët u kërkojnë të mos jemi në parlament”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



