E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin, por ra një nga pengjet e korrupsionit, bien të gjithë
Politikë

PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin, por ra një nga pengjet e korrupsionit, bien të gjithë

Partia Demokratike ka publikuar sot një video, ndërsa deklaron se pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë.

Selia blu thekson se kjo është arsyeja që Berisha, Meta dhe Rama janë bashkë dhe duan shkatërrimin e PD.

Në video shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit.

Deklarata

Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata  të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.