E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD tregon hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit: Rama po pengon ‘Antimafian’ për verifikimin e pasurive të trafikantit
Politikë

PD tregon hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit: Rama po pengon ‘Antimafian’ për verifikimin e pasurive të trafikantit

https://youtu.be/UHEiIAbZa9Q

Partia Demokratike ka publikuar sot pamjet e hotelit luksoz të Valdrin Pjetrit në periferi të Tiranës dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon zbatimin e ligjit “Antimafia” për verifikimin e pasurive të këtij trafikanti droge, njesoj siç veproi me rastin e pasurive të Agron Xhafaj.

Në një deklaratë para mediave, Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, tha:

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk vepron prokuroria?

Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.