E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për zotin Bylykbashi e të tjerë…
Sot

Për zotin Bylykbashi e të tjerë…

Ylli Dylgjeri

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, ndër të tjera,
në fjalën e tij në Kuvend tha ” nëse ndonjë nga ministrat e Rajhut do të ishte emëruar në krye të parlamentit gjerman, ky veprim do të kishte tronditur të gjithë vendin”.
Le të ndalemi e të debatojmë sa qëndron ky krahasim?
Si qëndron e vërteta e drejtuesve të Rajhut gjerman? A çalon ky krahasim me zotin Ruçi?
A mund të krahasohen Ministrat e Rajhut me periudhën kur Ministri Ruçi drejtoi Ministrinë e Brendëshme Shqiptare?
A ka shëmbuj të ngjashëm në histori dhe si i ka trajtuar ato bota demokratike? etj.
Arsyeja pse po hedh këto rradhë qëndron thellësisht tek e vërteta, duke dashur njëherësh të qetësoj sa mundet edhe shpirtërat e tronditur, opinionin, por dhe deputetin Bylykbashi e të tjerë se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Krahasimi është jo vetëm i tepruar si krahasim por dhe qesharak. Edhe gjykata e kohës e shpalli të pafajshëm Ruçin.
Me Ruçin njihem herët, dhe e kam pasur për pak kohë dhe shef në PS, por kjo nuk më pengon të shkruaj për ca të vërteta. Ruçi më mirë se çdo gjë në PS njeh shefin e rradhës dhe gjuhën e Tij.
Lidhur me historitë e ish Ministrave të Rajhut tashmë ato dihen, dhe janë të dokumentuara. Gjygji i Nurembergut dha vendimet kapitale për to, si kriminelë lufte, gjenocidistë e bashkëpuntorë të Adolf Hitlerit. Këto faktet, të Gjermanisë së Re janë sot në duart e lexuesit, të shkruara në dhjetra librat e revista, mikrofilma e filma. Ndër këto libra, do të veçoja një prej tyre. Ai titullohet: “Spiuni i Shekullit” me autor E.H.Cookridge. Ky libër është vlerësuar si nga më të mirët e spiunazhit në të gjitha kohërat. Libri flet për jetën e një prej figurave kryesore të shërbimit inteligjent gjerman të kohës së sundimit hitlerian. Emri i tij quhet Reinhard Gehlenit. Është ky personazh që krijoi e drejtoi shërbimin inteligjent para dhe gjatë luftës së dytë botërore, e pas këtij konfliktit u muar në mbrojtje nga shefat e shërbimit sekret të ushtrisë amerikane. Ishte Alen Dalles Ai që morri në duar organizatën “Gehlen” të sapo krijuar, ishte po Ai që u dha Gehlenit mjete të bollshme financiare që ngritën në këmbë makinën më të madhe të spiunazhit në Evropën Perëndimore, dhe së fundi e bëri sërisht shef të Shërbimit informativ të Gjermanisë Federale, një organizatë që do të furnizonte për shumë vjet ( 70% të informacionit) komisionin ushtarak të NATO-s dhe grupit të Tij të përhershëm. Shkrimtari amerikan Endrju Talli e përcaktoi thjesht si nazist i CIA-s, ndërsa shkrimtarët francezë Omer Nevë dhe Zherard Santos nënvizoni se ” Gehleni ishte nga ato figura të rralla ndër gjeneralët gjerman që i kishte qëndruar plotësisht besnik Hitlerit deri në kapitullim dhe që Ai ishte një hitlerian i mirë”
Së fundi, ky Autoritet i Rahjut, e drejtoi shërbimin inteligjent gjerman deri në vitin 1969 kohë edhe kur doli në pension pas anatemimit nga gjeneralët amerikan të kohës si “plaçkë e vjetër”.
Në kohën që jetojmë, dhe me amerikanët që bashkëpunojmë nuk kemi dëgjuar komente
për zotin Ruçi, biles as ato vetë nuk duan të dëgjojnë komente. Heqja e kufjeve në kuvend nga Ambasadori Lu mund të jetë një argument.
Urime zoti Ruçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.