Përballë Erion Veliajt , ka vetëm një emër Besnik Aliaj!

Dhe qyteti ka shansin e fundit për të shpëtuar nga kullëzimi përfundimtar.
Me kandidaturat e përfolura deri tani, Tabaku, Shehu etj, lali jo vetëm që fiton, por fiton thellë shumë. Kjo nuk ka të bëjë me integritetin e emrave.
Lali ka bërë shumë dëme në Tiranë, por siç ka bërë dëmet të mëdha, ka bërë edhe disa punë të dukshme. Se s’mund të nxihet gjithçka! Si rrjedhojë çdo figurë politike, vetëm politike, që t’i dalê lalit përpara, duke llogarit; pisllëqet, mbështetjen e qeverisë, mbështetjen e Fushës e “fusha-ve” të tjerë të ngjashëm, lali e dërrmon në zgjedhje.
Ndaj lali mundet me një figurë qytetare, profesionist i zoti, i ekuilibruar në mendime e qëndrime, njohës i mirë i urbanistikës dhe menaxhimit të saj, njeri për të cilin edhe një socialist i betuar mund ta thyejë betimin.
Dhe për të mos u zgjat shumë, këto karakteristika, sipas mendimit tim, i ka vetëm Besnik Aliaj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



