E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Përdor SPAK-un si qen sulmi”- Debat i ashpër mes Tabakut dhe Veliajt për inceneratorët. Deputetja e PD: Të mund ty dhe këta të 10-të. Kryebashkiaku: Pi pak ujë dhe qetësohu…
Politikë

“Përdor SPAK-un si qen sulmi”- Debat i ashpër mes Tabakut dhe Veliajt për inceneratorët. Deputetja e PD: Të mund ty dhe këta të 10-të. Kryebashkiaku: Pi pak ujë dhe qetësohu…

Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.

Nga ana tjetër Tabaku kërkoi administrimin e vendimit te këshillit bashkiak, duke i thënë se do ta ketë përballë sa herë ka abuzime, duke i thënë “se të mund ty dhe këta të 10”, duke iu referuar anëtarëve socialistë të komisionit.

Debatet

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkia, mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je e dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimi i këshillit bashkia…

Veliaj: Ja ku e ke, unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe  nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën të TV.  Më lerë të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut. Po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka shkuar edhe Isa Sakja i Kavajës.

Tabaku: Do ta administroj edhe kërkesën e Isa Sakjës.

Veliaj: E vetmja gjë që unë i them Sakjes është që bie parimisht dakord….Ju përshini vetëm shkresën time

Tabaku: Nuk kam ardhur të dëgjoj politikën tënde.

Veliaj: Ke ardhur të mësosh dhe mos gënjesh

Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend

Veliaj: Je dënuar me vendim gjykatë

Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu.  I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës

Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu

Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu

Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse

Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.