E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdorte kuti konservash si proteza, ndodh “mrekullia” për 8-vjeçaren nga Alepo
Bota

Përdorte kuti konservash si proteza, ndodh “mrekullia” për 8-vjeçaren nga Alepo

Tetë vjeçarja Maya Ali Merhi rasti i së cilës pushtoi mediat rreth një javë më parë duket se është përballë është një mrekullie.

Vogëlushja dhe i ati jetonin në një kamp refugjatësh të vendosur në Siri, ndërsa Maya ka humbur dy gjymtyrët e saj, ndërsa si proteza përdorte tuba plastikë dhe kuti konservash në këmbë.

Protezat e saj ishin sajuar mes shumë mundimeve nga i ati, që 8-vjeçarja të mundej të ecte deri në shkollën e kampit.

Mirëpo pasi fotot u përhapën në internet, ajo është marrë në Stamboll nga një klinikë e specializuar, ku do të marrë një trajtim profesional.

Babë e bijë mbetën të lënduar rëndë në gjymtyrët e poshtme, një gjendje e quajtur amputim kongjenital, shkaku i të cilit është i panjohur.

“Hëna e Kuqe” e Turqisë, një klinikë në Stamboll dhe njerëz të shumtë që e panë nga interneti, kanë mbledhur fonde dhe kanë bërë të mundur trajtimin.

Dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit tha:

Maja do të ecë së shpejti, shpresojmë ta arrijmë për tre muaj.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.