Përfundimisht janë shpirtzinj! (komente nga shtypi pranë qeverisë)
Në shtypin shqiptar po qarkullojnë informacione me burim nga brenda PDsë se kjo parti do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, vlefshmërinë e regjistrimit të listave të partive për zgjedhjet e datës 18 qershor.
Sikurse dihet, të gjitha partitë që tashmë i kanë depozituar listat e tyre në KQZ, e kryen këtë proces më datë 29 prill, orën 24:00 të së cilës KQZ e kish shpallur si afatin e fundit të pranimit të këtyre listave. Deri në ato çaste Partia Demokratike nuk ishte ndjerë dhe, në të gdhirë të datës 29, deklaroi se kish një njoftim të rëndësishëm.
Në oborr të KQZ, përfaqësuesi pëdëist Oerd Bylykbashi bëri publik edhe qëndrimin e PD lidhur me afatet e regjistrimit duke pretenduar se data ligjore kish skaduar në orën 24:00 të datës 28 prill. Pra, PD, me një djallëzi të pashoqe, priste me kënaqësi të madhe të skadonin afatet që sipas saj i binin më datë 28, me qëllim që ta shpallte të paligjshëm procesin. Dhe këtë e bënte kur Partia Socialiste dhe veçanërisht kryeministri Rama po bënin çmos që të dilnin përtej bazës ligjore për t’i dhënë mundësi PD të hynte në zgjedhje.
Bile edhe vetë KQZ i la hapësirë PD deri më datë 2 maj që të paraqesë listat e saj. Duke mos qenë ekspert ligjor për të bërë interpretimin e saktë nëse duhet të jetë data 28 apo 29 (ah këto dy data që na bëjnë lëmsh gjithmonë) dua ta shoh çështjen në një tjetër prizëm. Në atë që nga njëra anë kemi një koalicion qeverisës i cili sakrifikoi edhe krijimin e një koalicioni parazgjedhor vetëm e vetëm që t’i jepte mundësinë PD për t’u futur në zgjedhje, që bëri çmos deri në sekondën e fundit për t’i krijuar gjithë hapësirën e mundshme për të hequr dorë nga bojkoti dhe, nga ana tjetër, një parti me plot kuptimin e fjalës dashakeqe, që punon prapa krahëve, që s’ka fare në gjene dëshirën e mirë për bashkëpunim, por si e si t’ia hedhë kundërshtarit ndërkohë që ky i fundit po përpiqet që ta ndihmojë.
Do të mjaftonte vetëm ky moment se si kjo parti, e cila aktualisht s’ka asgjë në dorë si pushtet ekzekutiv, përpiqet me çdo mënyrë duke shfrytëzuar edhe mundësinë e vetme që i ka mbetur, falangat e veta në drejtësi, për ta hedhur në erë gjithë procesin zgjedhor.
Kjo mënyrë sjelljeje prej PD-së më forcon më tepër besimin që kam se kjo parti dhe ai lidership, nuk do i kishin dhënë kurrën e kurrës aq oferta politike Partisë Socialiste nëse rolet do të ishin të kundërta. Nisur nga kjo, i bëj thirrje PS dhe kryeministrit Rama: hiqni dorë përfundimisht nga miklimet që po i bëni PD-së. Ata nuk zënë mend, ata ju qëllojnë me gur kur ju i ofroni bukë, ata kurrë s’kanë për t’u ngritur në lartësinë tuaj për t’ju dhënë ato që sot ju po ia ofroni atyre. Te jap gishtin me merr doren . Te jap doren, me merr gjithe krahun. Pd eshte krijuar qe ne djep e tille.
Keshtu Kane bere qe ne dhjetorin e 90s. Me brryla. Me spostime, me prishje marreveshjesh. Me prerjen ne bese amerikaneve, kosovareve. Madje edhe mbeshtetesve te vet. Nje parti qe per strategji ka parimin tok e xanun. Nuk mund te kete parime e moral politik. Po te shtosh ketu edhe strategjine e terrorit , atehere duhen ndryshuar armet. Nuk pi me uje diplomacia. Po duhet perdorur ligji. Si mjeti i vetem qe historia e njerezimit njeh per te ruajtur paqen sociale. shembullin e forcës që e promovojnë vetë. Prandaj lërini në vetminë e tyre, izolimin e tyre të brendshëm e ndërkombëtar. Lërini ta çojnë deri në fund rrugën e nisur drejt greminës për t’u shuar si parti me vetëdije të plotë. Ata nuk e meritojnë këtë begenisje që po i bëni. Janë shpirtzinj dhe pikë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



