E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundimisht jemi populli më spiun në rruzull.
Sot

Përfundimisht jemi populli më spiun në rruzull.

Ismet Drishti

Gjatë luftës së dytë botërore, Maroku dhe Zvicra ishin dy shtete njëri në Afrikë e tjetri në Evropë që ishin kthyer në sheshbetejën e shërbimeve inteligjente të fuqive ndërluftuese të asaj kohe.
Spiunët më të mëdhenj të kohës spiunonit njëri tjetrin.
Agjentë të dyfishtë, trefishtë e shumëfishtë mblidhnin dhe shpërndanin informacione të sakta e të rreme.
Kjo gjatë luftës së dytë.
Po sot?
Shqipëria është kthyer në parajsën e spiunllikut.
Nga njëri krah qytetari digital që spiunon te Berisha nga tjetri komisariati digital që spiunon te Rama e në polici, me spiunë pa fund.
Vëllai spiunon vëllanë, komshiu komshiun, motrën, nënën, babën, farefisin, bashkfshatarin, bashkqytetarin, shokun e tavolinës, kolegun, shokun e partisë, shitësin e bukës.
Shpesh me postime anonime spiunojnë komshiun që në fakt e kanë baba, babain që tamam tamam se kanë asgjë, dashnorin e gruas që e kanë frikë e s’ja mban bytha ti dalin përballë, shefin që i çon me shërbime që ti bëjë ndonjë vizitë në shtëpi gjatë mungesës e kështu pa fund.
50 vjet nuk u ngopem me spiunllik e letra anonime.
50 vjet spiunim falas e fletërrufe pa fund.
Dhe prap nuk mjafton.
Duhen thirrjet e politikanëve që të vazhdojmë, të kallxojmë, denoncojmë, anatemojmë, spiunojmë përditë, pafundësisht, që këta qelbësira të sundojnë lehtë e t’ju hynë deri në bërthamë të qenies.
Në familje!
Përfundimisht jemi populli më spiun në rruzull.
Ky vend duhet të ndryshojë emër.
Jo më Shqipëri, Spiunëri i shkon më shumë dhe ne të quhemi Spiunëtarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.