PËRFUNDON PROTESTA PARA PARLAMENTIT, OPOZITA DREJT SELISË BLU
Ka përfunduar seanca parlamentare dhe deputetët janë larguar nga dera e pasme e selisë së Kuvendit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi mbylljen e protestës, teksa u shpreh se deputetët e mazhorancës po largohen si minj.
‘Si minj po ikin deputetët e krimit, rroftë populli i bashkuar, zoti e bekoftë popullin e bashkuar! Fitore! Fitore!’, tha Basha dhe më pas të gjithë së bashku janë larguar nga Parlamenti për të shkuar drejt selisë blu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




