E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjigjet Kryemadhi: Rama dhe Lleshaj nuk mund t’i provokojnë më shqiptarët
Politikë

Përgjigjet Kryemadhi: Rama dhe Lleshaj nuk mund t’i provokojnë më shqiptarët

Në një deklaratë jashtë selisë së PD-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se 30 qershori është ilegjitim.

Duke u ndalur tek aksioni i opozitës, Kryemadhi tha se protestat do të jenë paqësore, duke shtuar se “Rama dhe Lleshaj nuk mund t’i provokojnë më shqiptarët”.

 

 

mona

E pyetur nëse kryebashkiaktë e LSI do t’i lirojnë karriget, kryetarja e LSI-së u shpreh se ata janë legjitim deri në zgjedhjet e 13 tetorit.

Protesta e ditës së hënë si do vijojë?

Protesta e ditës së hënë do të jetë si të gjitha të tjerat, paqësore.
Unë mund t’ju them diçka, provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk do të mund të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar, ku tregoi dhe njëherë që Edi Rama është minoranca e minorancës.
Në qoftë se mendoni se buka e shqiptarëve, varfëria që ka pllakosur te shqiptarët, kapja e shtetit dhe çdo gjë tjetër për të cilat Edi Rama kërkon që të vendosi karriget e disa njerëzve, unë mendoj që është shumë më e rëndësishme lufta kundër varfërisë, kundër kapjes së shtetit, t’iu japim shqiptarëve atë që meritojnë, punë, arsim, shëndetësi, taksa të ulëta, kjo është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive dhe se karriget e deputetëve.
Dhe tjetra unë mendoj që 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret presidenti që është në fuqi, kemi një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori dhe mos harroni dhe diçka tjetër, nuk kemi parë deri sot asnjë animimin të PS as në Gjykatat e PS as në gjykatën Kushtetuese.

Do garoni në zgjedhjet e 13 tetorit?

Unë mendoj që ka shumë ngjarje të tjera që do të jenë shumë më të mira për shqiptarët sepse në fund të ditës këtu nuk bëhet fjalë as për karrigen e Edi Ramës as të askujt. Sot bëhet fjalë për shqiptarët të cilët kërkojnë bukë në tryezat e tyre për fëmijët e tyre, kërkojnë te ardhme dhe kërkojnë garanci për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Do ti lirojnë zyrat kryebashkiakët e LSI?

Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryebashkiakët janë legjitim deri në ditën e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe emërohen ose zgjedhin shqiptarët kryetarët e tjerë të bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.